Pakti për zgjedhoren qenka i hershëm! Kryemadhi zbulon në Report Tv

2020-01-20 0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zbuloi në "5 Pyetjet nga Babaramo", se dakordësia për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore, si një nga kushtet e Bundestagut për integrimin e Shipërisë në BE, është bërë shumë më herët. Ajo tha se ishte vendosur që zgjedhorja të miratohej në Kuvend në dhjetor, në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, ajo tha se miratimi i reformës zgjedhore u shty me argumentin nga ana e mazhorancës se Kuvendi nuk mund të votojë një reformë të tillë në kushtet kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.