Lushnja i jep vendin e merituar ikonës së muzikës shqiptare, përurohet memoriali për Vaçe Zelën

2020-01-20 1

LUSHNJE- Vaçe Zela do të "qëndrojë" krenare në qendër të qytetit të Lushnjes, e ulur në një stol, këmbë për mbi këmbë me një kitare në dorë e teksa duket sikur zëri i saj buçet në shesh.

Sot është përuruar memoriali për ikonën e muzikës shqiptare në ?Sheshin e Qytetarëve?, ku të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë për t'i "uruar" një mirëseardhje të ngrohtë, Vaçes së tyre dhe të gjithë shqiptarëve. Sot ka një motiv të rëndësishëm për të vizituar këtë qytet, për të "takuar" artisten e madhe që i dha shumë muzikës shqiptare.

Free Traffic Exchange