Ministër për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi është shprehur se nuk është një befasi që gazeta prestigjoze 'Bild' shkruan për 675 mijë dollarëve të lobingut të PD-së në SHBA dhe origjinës së parave, pasi sipas tij kjo gjë dihej. Shalsi ka theksuar se ajo që duket më shqetësuese është fakti se PD nuk i ka mohuar këto para, pavarësisht se është munduar të justifikojë burimin.