Artur Metani ne krye te Inspektoratit te Larte te Drejtesise

2020-01-20 1

Artur Metani do të drejtojë Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Parlamenti votoi me 98 vota pro tij në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar, që nisi këtë të hënë.

Në këtë seancë u votua dhe vendimi të Partisë Socialiste për të vendosur në drejtimin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Milva Ikonomin, e cila do të zëvendësojë Arben Ahmetaj, Ministrin e ri të Rindërtimit. Vendin e Ikonomit si nënkryetare e Komisionit të Medias do ta zërë ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e tij në nisje të seance, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se 2020 do të jetë viti i parlamentarizimit në 100 vjetorin e Parlamentit Shqiptar, por dhe i çeljes së negociatave të anëtarësimit, si dhe përmbylljes me suksese i Reformës Zgjedhore.

Tv Klan