38 emigrantë nga Irani dhe Iraku janë ndaluar në Novoselë të Vlorës. Ata kishin mbërritur nga Greqia në Shqipëri me qëllim për t?u larguar drejt Europës.
Emigrantët e paligjshëm janë ndaluar teksa ishin duke lëvizur në këmbë. Ata janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës për t?u marrë deklaratat dhe më pas janë dërguar në qendrën e emigrantëve në Tiranë.
Tv Klan