Viti 2020 i cili shënoi 100 vjetorin e veprimtarisë së Kuvendit, ka nisur ditën e sotme me fjalën e kreut të këtij institucioni Gramoz Ruçi. Teksa përmendi ngjarjen e rëndë të tërmeti të 26 nëntorit, Ruçi falenderoj palët politike për sjelljen e treguar për përballimin e kësaj situate. Ai e quajti vitin 2020, vitin e punëve të mbaruara duke renditur disa nga objektivat për këtë vit, duke nisur nga integrimin, reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe ashpërsimi i masave për të minimizuar rreziqet nga fatkeqësitë natyrore. Ai prezantoi edhe një investim të Kuvendit, për votimin elektronik i cili, tha ai, do të rrisë aksesin e deputetëve në zhvillimet e Kuvendit.