#rtvora #oranews
Mungesa e ekspertëve që nuk janë në konflikt interesi për hetimet e tërmetit ka detyruar Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, të kërkojë ekspertë të huaj.
Këtë të hënë me ndihmë të misionit PAMEKA ka mbërritur në Shqipëri një delegacion ekspertësh italianë të kryesuar nga dy prokurorë të Prokurorisë së Aquilas, Fabio Picuti dhe Michele Renzo.
Qëllimi i vizitës është dhënia e asistencës teknike për tërmetin e 26 nëntorit 2019. Mësohet se të njëjtët ekspertë kanë hetuar në Itali pasojat e tërmetit që ra në Aquila, tërmet që solli pasoja të shumta.
Pas Tiranës, delegacioni do të zhvillojë takime në Durrës dhe Krujë. Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi 41 urdhër-ndalime për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hetimet-termetin-7-eksperte-italiane-i-vijne-ne-ndihme-prokurorise-se-durresit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp