TIRANË- Është hapur sot ankandi për ndërtimin e parkut Fotovoltaik në Karavasta, i cili pritet të ketë një ndikim të madh në ekonominë e vendit dhe sidomos në prodhimin e energjisë së rinovueshme të pastër nga dielli. Hapja e ankandit si dhe procedura që do të ndiqet deri në nënshkrimin e kontratës janë bërë të ditura nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila shtoi se pritet të ketë konkurrentë të huaj.
?Sot me datë 20 janar kemi shpalljen zyrtare të ankandit. Dhe lidhja e kontratës parashikohet në 8 maj 2020. Do të fitojë oferta më e ulët pra fituesi do të jetë ai që do të ofertojë për çmimin e rregulluar me ofertën më të ulët?, tha Ministrja Balluku.