“E dua vendin tim, por nuk kisha zgjedhje tjeter”

2020-01-20 0

Pas shumë hamendësimesh, thashetheme që mbushen çdo ditë tabloidet britanike, pas lumit të kritikave që vërshoi mbi Meghan, Princi Harry thyen heshtjen dhe tregon pse ai dhe bashkëshortja e tij u larguan nga familja mbretërore.

?Të dy ne bëmë të pamundur për të nderuar flamurin dhe përmbushur detyrimet tona për këtë vend me krenari. Pas martesës, Meghan dhe unë ishim entuziastë, besimplotë dhe gati për të shërbyer dhe për të gjitha këto arsye jam shumë i trishtuar që arritëm në këtë pikë. Nuk kishte alternativë tjetër.

Gjatë një mbrëmje bamirësie në Londër, Harry sqaroi se vendimi ishte i tij, mjaft i vështirë, pas disa muajsh debate dhe beteja në vite. Ai theksoi se bashkëshortja e tij ndan të njëjtat vlera me të dhe se është po ajo grua me të cilën u dashurua vite me parë. Djali i dytë i Princeshës Diana shprehu mirënjohjen për Mbretëreshën dhe familjen, teksa tha se do të vijojë t?i shërbejë vendit në mënyrën e tij.

?Mbretëria e Bashkuar është shtëpia e ime dhe vendi që dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë?.

Free Traffic Exchange