Shqipëria është larg koronavirusit. Burime nga ISHP bëjnë me dije se rreziku për Europën dhe Shqipërinë nga virusi i ngjashëm me ?sars? dhe që ka prekur disa persona në Kinë, është fare i ulët. Mjekët infeksionist thonë se nuk ka vend për alarm.
?Për të mos përhapur panik, deri në momentin që flasim bëhet fjalë për një infeksion viral i quajtur koronavirus që ndodhet aktualisht në disa pacientë në Kinë. Nuk është e rrezikuar Shqipëria?, shprehet Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv, QSUT.
Por çfarë është koronavirusi?
?Duke qenë infeksion i rrugëve të frymëmarrjes ka shumë ngjashmëri me të tëra infeksionet virale, qoftë stinore apo edhe gripi, kolla, rrufa, temperatura, infeksioni i mushkërive që mund të bësh. Infeksion që përhapet përmes spërklave. Nga ana e shenjave klinike , të ankesave që një person ka, nuk është se ke ndonjë diferencë për të thënë që ky shkaktar është koronavirus, është virusi i gripit apo ndonjë shkaktar tjetër?.
Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme, ?mers? apo dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute, ?sars?. Autoritetet kineze kanë pranuar deri tani 17 raste të prekura me këtë virus 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por shkencëtarët perëndimorë thonë se të prekurit janë mbi 1700. Madje 2 prej tyre janë identifikuar në aeroporte jashtë vendit, njëri në Tajlandë dhe tjetri në Japoni.