#rtvora #oranews
Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur në fshatin Dushk të Lushnjes si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Të plagosuri mbetën Esma dhe Iljaz Kojku.
Ata janë dërguar për në spitalin e Lushnjes, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para gruaja ka pësuar dëmtime në duar, ndërsa 70 vjecari ka djegie më të rënda.
Ngjarja sipas të dhënave të para është shkaktuar nga rrjedhja e gazit dhe një shkëndije e krijuar në një ambient që përdorej si punishte.
Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka shkaktuar edhe dëme të tjera materiale.
Ndërkohë në Durrës, një 83 vjeçare mbeti e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në banesë.
Ngjarja u shënua rreth mesditës në një banesë në lagjen 14 të qytetit bregdetar.
Gruaja e moshuar, sipas policisë ndodhet nën kujdes mjekësor në Spitalin Rajonal
Ndërkohë një magazinë u grabit dhe u dogj në Delvinë
Policia e Lushnjes, Durrësit dhe Sarandës thonë se po punojnë për zbardhjen e ngjarjeve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/lushnje-cifti-plagoset-nga-shperthimi-i-bomboles
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp