Ora News - Soreca: Dialog konstruktiv, Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë

2020-01-20 0

#rtvora #oranews

Ambasadori i BE, Luigi Soreca thotë se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë, në samitin e radhës që do të mbahet në Zagreb për hapjen e negociatave. Gjatë ceremonisë për marrjen e presidencës nga Kroacia, diplomati evropian i bëri apel klasës politike se duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve.

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje klasës politik shqiptare, për dialog konstruktiv dhe gatishmëri për tu bërë bashkë në mënyrë që vendi të përparojë drejt BE. Ambasadori Luigi Soreca, në ceremoninë për marrjen e presidencës nga Kroacia, tha se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë, në samitin e radhës që do të mbahet në Zagreb për hapjen e negociatave.

Soreca: Duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është çështje kyçe thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë. Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit.

Soreca tha se Shqipëria duhet të ketë prioritet bindjen e vendeve skeptike për reformat që po ndërmerr.

Soreca: Pas samitit të Zagrebit, Komisioni do të miratojë raportin e saj vjetor dhe përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet e mëtejshme që duhen arritur për ti bindur të gjitha shtetet anëtare që do të thotë përqendrimi tek dhënia e rezultateve për reforma.

Në vija të trasha ai përmendi detyrat që ka veni ynë.

Soreca: Në agjendën e integrimit në BE në krye të saj duhet të jenë vazhdimësia e ngritjes së institucioneve kyçe të reja gjyqësore, por ashtu edhe Gjykata Kushtetuese, plotësisht funksionale, miratimi i ligjeve në lidhje me mbrojtjen e pakicave dhe plotësimi i reformës zgjedhore bashkë me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ndërsa ambasadori Kroat ne vendin tonë, Zlatko Kramaric, tha se vendi që ai përfaqëson në prioritet kryesorë gjatë presidencës së BE-së, ka integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/soreca-dialog-konstruktiv-tu-bere-bashke-shqiperia-duhet-te-beje-gjithcka-deri-ne-pranvere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp