http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Është krijuar ne Ohër komiteti Ndër-Shtetëror midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë per liqenin.Përmes kësaj strukture dy vendet do të administrojnë së bashku të gjitha aktivitetet në lidhje me rekomandimet e UNESCO-s për liqenin e Ohrit.Vendimet do të përfshijnë menaxhimin me konsensus te te gjithe trashegimise kulturore e natyrore te kësaj zone te mbrojtur.Ministri i Diasporës së Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi dhe kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhankolli deklaruan se secili prej vendeve do të përmbushë në mënyrë rigoroze te gjitha detyrat e lena nga UNESCO.EDMOND ADEMIMINISTER I DIASPORES NE MAQEDONINE E VERIUT?Secili prej institucioneve ka obligime dhe detyra, që duhet të përmbushë në përputhje me obligimet. Kushdo që nuk do t?i përmbushë, Qeveria do të ndërmarrë masa tjera. Sidoqoftë, aktivitetet në lidhje me heqjen e objekteve të paligjshme janë në pritje?Nje vit me pare UNESCO futi ne listen e mbrojtjes pjesen shqiptare te liqenit te Ohrit, ndërsa ajo maqedonase ka qene që nga viti 1980.Ne mbrojtje përfshihet jo vetem fauna e flaora e liqenit e cila mbart gjallesa endemike te periudhes terciare por edhe gadishulli i Linit, ku gjendet nje nga bazilikat me te rendesishme te shekullit te VI.