Grabitja në Allias/ Ja çifti i bashkëshortëve që u plagosën me armë - Vizion Plus

2020-01-20 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Burrë e grua që u plagosën me armë të dielën në mbrëmje nga persona që kishin hyrë për të grabitur vilën e tyre, ndodhen ende në spital. Gruaja Afërdita Laze për fat të mirë është jashte rrezikut, ndërsa bashkëshorti I saj Petriti ndodhet në gjëndje të rëndë pasi një nga plumbat e ka kapur në bark. Burrë e grua ndodheshin në shtëpinë e tyre bashkë me vajzën 17 vjece kur dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e tyre në rrugën ?Njazi Meka? në Allias të Tiranës. Vajza e ciftit filloi të ulërinte pasi qe para që evidentoi grabitësit, ndërsa në panic e sipër njeri prej autoreve qëlloi me armë duke plagosur dy bashkëshortët. Ende nuk ka të dhëna mbi autoret e mundshëm ndërsa po hetohet pista që ata mund të jenë personatë njohur të familjes ose të jenë ndihmuar nga persona që njohin mirë familjen. Petrit dhe Afërdita Laze jetonin prej vitesh në këtë zonë ku kishin edhe një aktivitet të tyrin privat, një furrë buke.