http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm pak pasi Presidenti Thaci I dergoi Vetevendosjes zyrtarisht letren për mandatarin e formimit të qeverisë, ka ardhur edhe reagimi I forcës politike që doli e para në zgjedhjet e tetorit 2019.Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.Vendimi i ?VV? I është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.Ndërkohe Presidenti Thaçi pasi ka marrë këtë propozim e ka ftuar Kurtin në Presidencë këtë të hënë në orën 12:00?Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00?, thuhet në njoftim.Albin Kurti ende nuk ka arritur një marrëveshje për koalicionin qeverises me partite e dytë më të madhe të dala nga zgjedhjet e fundit, LDK.Kurti dhe Isa Mustafa kanë pasur mosmarrëveshje mbi ndarjene posteve ministrore, por jo vetëm, edhe kreun e kuvendit dhe postin e Presidentit.Krijimi i qeverisë së re në Kosovë është kthyer në një telenovelë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar t?i shkojë Presdientit të Kosovës, Hashim Thaçi në Presidencë për të marrë dekretin si mandatar për formimin e qeverisë së re.Mediat kosovare raportojnë se Kurti i është përgjigjur negativisht ftesës së Thaçit , i cili përmes një letre i kërkoi që në orën 12 ta dekretonte si mandatar për shefin e ekzekutivit.Pas refuzimit të Albin Kurtit, pritet që dekreti i presidentit të përcillet në zyrën e kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.Më pas çështja kalon në dorën e Konjufcës, i cili duhet të thërrasë mbledhjen e Kuvendit ku të mund të votohet qeveria, nëse Kurti arrin marrëveshjen brenda 15 ditësh me LDK.Më herët gjatë kësaj të hëne Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës.Ky vendim erdhi pas disa kërkesave të Hashim Thaçit drejtuar LVV për një emër, i cili më pas ftoi Kurtin në orën 12:00 në Presidencë që të dekretohej si mandatar.