Report TV - 200 kg heroinë në Has, SPAK dërgon në gjyq grupin Avdyli (Lista)

2020-01-20 4

TIRANE-SPAK-u pasi mbylli hetimet dërgoi në 17 janar në gjyq dosjen 339 për trafikun e drogës (pasi dosja 339/1 është e ndarë për krimin zgjedhor). 25 të pandehur mes tyre vëllezërit Avdyli nga Shijaku janë dërguar në gjyq pas përfundimit të hetimeve. Të pandehurit akuzohen për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash, etj. Mes të pandehurve në këtë dosje penale që flet për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, është dhe vëllai i ish-deputetit të PS në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, Gjevi Ndoka. Por si lindi kjo dosje?Njoftimi i plotë për dosjen
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatëne Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të transferuara për kompetencë nga procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) në ngarkim të pandehurve Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale ?Trafikimi i narkotikëve?, ?Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope?, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ?Grupi i strukturuar kriminal??, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale??, në bashkëpunim, ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/a/1, 284/c, 28/4, 287/1 gërma ??b??, 25, 333/a/1, 334/1, 283/2 të Kodit Penal. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithësej 63 të pandehur. Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.  Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.

Free Traffic Exchange