Hapet ankandi për Parkun Energjetik në Karavasta, Balluku: Afati i ofertave deri në 16 mars

2020-01-20 0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të hënë nisjen e garës ndërkombëtare për investitorët e interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës që do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 MW. Në një ceremoni ku u dhanë detajet e para të projektit Ministria Belinda Balluku nënvizoi se projekti ka një vlerë të përllogaritur rreth 100 milionë euro dhe do te vendoset ne nje hapesirë prej 198 hektarësh në bashkitë fier dhe Divjakë. ?Parku fotovolatik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend me 140 MW është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga OSHEE. Ky projekt është hartuar duke pasur në bazë një studim të Bankës Botërorë që ka nxjerrë tre zonat me rrezatimin më të lartë në vend. Çmimi i rregulluar është paracaktuar në 55 euro duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit. Ky është edhe çmimi më i ulët që ne kemi siguruar? tha Balluku.