“Nuk kishim zgjedhje tjetër”/ Harry thyen heshtjen, pas vendimit për t’u shkëputur nga monarkia

2020-01-20 0

Së fundmi, Princi Harry theu heshtjen duke folur rreth ?trishtimit të tij të madh? sa i takon largimit nga Familja Mbretërore. Harry u shpreh se ai dhe e shoqja, Meghan-i nuk kishin zgjedhje tjetër përveç se të hiqni dorë nga detyrat e tyre të larta mbretëore.


Në një fjalim emocionues, gjatë një darke private bamirësie në Ivy, Chelsea, 35-vjeçari tha se çifti mbretëror kishin shpresuar të vazhdonte t?i shërbente Mbretëreshës, Komonuelthit dhe shoqatave të tij ushtarake, pa ndonjë financim publik.

Duke këmbëngulur që Mbretëria e Bashkuar do të ishte gjithnjë shtëpia e tij, ai pohoi se gruaja e tij, Meghan, mbështet të njëjtat vlera si ai dhe se ishte ?e ngazëllyer? dhe ?e motivuar? për të luajtur një rol të plotë mbretëror pas dasmës së tyre.

Por ai tha se tani ?realisht nuk kishte asnjë mundësi tjetër?, por të tërhiqeshin ? një vendim që princi tha se nuk e bëri me lehtësi.

Deklarata e tij vjen pasi Mbretëresha Elisabeth II deklaroi se Harry dhe Meghan nuk do të gëzojnë titujt e tyre mbretërorë, pas vendimit të tyre për të krijuar një jetë të re në Amerikën e Veriut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PrinceHarry#MeghanMarkle#TopChannel