Report TV - Dëshmon gruaja e biznesmenit 'I drejtuan pistoletën burrit', kërkonin lekët

2020-01-20 0

Afërdita Laze, gruaja e biznesmenit Petrit Laze ka dhënë dëshminë para grupit hetimor lidhur me ngjarjen mbrëmjen e djeshme. 59-vjeçarja është shprehur se autorët kërkonin lekët, por nuk morën gjë. Ajo tregon se fillimisht pasi dëgjuan zhurmën në korridor doli burri, ndërsa hajdutët i drejtuan pistoletën. "Ndodheshim brenda në shtëpi. Vajza dëgjoj zhurmë dhe na tha dikush po hyn brenda. Petriti doli në korridor dhe një nga autorët i drejtuan pistoletën. Pasi dëgjova të shtënën dola dhe më qëlluan. Autoret kapërcyen murin dhe ikën me vrap. Kërkonin vetëm lekë. Nuk munden të merrnin gjë" tha ajo.

Free Traffic Exchange