Spartak Poçi tek Garda - (12 Prill 2000)

2020-01-19 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një vit më parë ky repart i Gardës së Republikës pranë fshatit Mullet u shndërrua në shtëpinë e pritjes për mbi 1500 refugjatë nga Kosova. Ministri i Rendit Spartak Poçi dhe zyrtar të lartë të policisë shqiptare sot kanë rikujtuar rezistencën e përbashkët e terrorrit serb.

Komandanti i këtij reparti të gardës Hilë Lushaku tha se këto data s?duhen harruar, pasi janë momentet kulmore të unitetit të kombit. Ministri i Rendit Poçi tha se tani shqiptarët duhet të bëjnë luftën për të fituar paqen.

Spartak Poçi ministër i Rendit:- ?Ne fituam sepse ne jemi trima dhe ne e duam shumë atdheun tonë. Ne e fituam se jemi të ndershëm dhe duam të jetojmë në trojet tona. Ne fituam se jemi kundër dhunës, kundër genocidit, kundër tmerreve të luftës. Ne fituam se luftojmë për paqen?.

Në pritjen, strehimin dhe mbajtjen me ushqime e veshmbathje të refugjatëve kosovarë kanë dhënë ndihmesën e tyre fondacionet hollandeze, kolegji turk dhe fondacioni i vakëfit islamik.

Ministri i Rendit Poçi preu shiritin e posit të ri që furnizon këtë repart me ujë të pijshëm. Ndërkohë nxënësit e shkollës së fshatit Mullet kënduan këngë në përkujtim të një vjetorit të përballimit të krizës kosovare./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Free Traffic Exchange