TIRANE-Një çift bashkëshortësh, biznesmenë janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në vilën e tyre në Allias gjatë përleshjes me dy persona që u futën për t'i grabitur. Të plagosurit janë Petrit Laze 61-vjeç dhe Aferdita Laze 59-vjeçe. Report Tv mëson se burri, Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë një plumb në bark, ndërsa gruaja paraqitet në gjendje më të stabilizuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën ?Njazi Meka?, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gupi hetimor vijon punën p?r sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.