#rtvora #oranews
Dhjetori ka qenë një muaj intensiv në bashkinë e Tiranës sa i përket nënshkrimit të tenderave, por pa shpallje të kontratës.
Pikërisht një ditë para natës së ndërrimit të viteve është shpallur fituesi i kontratës me vlerë totale 78.419.880, ku përfitues do të jenë kompania "Kurti Construction? shpk dhe ?Bredhi Jes?.
Qëllimi i marrëveshjes do të jetë ?Blerje shtëpi levizëse për strehim social në raste emergjence civile?.
I vetmi njoftim i dhënë në këtë rast është ai i publikuar në buletinin e prokurorimeve publike ku nuk saktësohet as sa objekte do të blihen.
Marrëveshja është realizuar me negociim, me argumentin e fatkeqësisë natyrore.
Madje as në faqen e Bashkisë së kryeqytetit nuk janë dhënë shpjegime të mëtejshme.
Kontrata është firmosur në 13 janar, por sërish nuk është publikuar materiali i negociimeve.
Nën argumentin e fatkeqësisë natyrore po ashtu është firmosur marrëveshja me negociim për 17 kontrata me vlerë 59 mln lekë.
Qëllimi është vlerësimi i dëmeve që mund të ketë shkatuar tërmeti i 26 nëntorit në disa shkolla dhe çerdhe në kryeqytet.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliaj-shkel-me-te-dyja-kembet-ligjin-jep-nje-tjeter-tender-pa-gare-rreth-670-milione-leke-konteinere
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp