REPORT TV, VERI JUG - ARDIAN KOÇI CENSUSI I SHPENDEVE UJORE

2020-01-19 0

Kamera e emisioneve Veri Jug, në udhëtimin e dytë të fillimvitit është ndalur në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë, aty ku qëndrojnë dhe folenizojnë mbi 2300 lloje të ndryshme shpendësh ujorë dhe zogjsh që i japin Parkut një dimension magjik natyror. Njihuni me zhvillimin e censusit të shpendëve në edicionin e 5-të. Para kameras së Veri Jug, ekskluzivisht drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për qarkun e Fierit Ardian Koçi. I cili ju njeh me zhvillimin e censusit në Park, por edhe në të gjithë vendin. Pelikani kaçurrel, banori më i njohur i ishullit të zogjve brenda Parkut, flamingot, rosat e egra dhe karabullakët janë disa prej shpendëve që migrojnë dhe më pas rikthehen në folezat e vjetra. Por edhe disa nga shqetësimet e stafit të Zonave të Mbrojtura mbi ndotjen mjedisore nga subjektet e ndërtuara pa leje brenda territorit të Parkut Kombëtar. Jehona e magjisë së Parkut në stacione të mëdha televizive nëpër botë.

Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv

Free Traffic Exchange