“Rruga e Serbisë kalon nga Kosova”/ Kongresmeni amerikan Eliot Engell: Duhet të njohë Pavarësinë

2020-01-19 0

Kongresmeni Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i shkroi një letër komandantit të Forcave Detare të SHBA-së në Evropë, në lidhje me një intervistë të tijën që adreson politikën amerikane ndaj Serbisë.


Duke cituar një raport të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Engel shfaqi shqetësimin se komentet e fundit të admiralit James Foggo nuk e reflektojnë plotësisht politikën amerikane ndaj Serbisë.

?Ndaj të njëjtën shpresë me ju se Serbia, një ditë, mund t?i bashkohet NATO-s, por ajo ditë nuk është afër. Dhe, rruga e saj drejt Bashkimit Evropian po ashtu mbetet e mbyllur derisa nuk e njeh dhe nuk bën paqe me Kosovën. Prandaj, ju bëj thirrje që në komentet e ardhshme për Serbinë, t?i balanconi më me kujdes deklaratat, në mënyrë që ato të shprehin me saktësi shqetësimet e SHBA-së për rrugën e Beogradit dhe për marrëdhëniet e tij alarmuese me Moskën?, shkroi Engel në letrën drejtuar admiralit Foggo.

Në nëntor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë ka siguruar një raport të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ku është vlerësuar se bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë është rritur prejse Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandar Vuçiç ka marrë pushtetin në Serbi në vitin 2012.

?Serbia ofron mjedisin më të butë për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor?, ka vlerësuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes, duke përmendur një sërë marrëveshjesh të nënshkruara midis Beogradit dhe Moskës. Serbia, e cila në vitin 1999 është bombarduar nga NATO-ja për shkak të dhunës së saj në Kosovë, këmbëngul se statusi i saj ushtarak është neutral.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EliotEngel#Kosovo#TopChannel