Prezantohet logoja e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Veliaj: Një vit plot punë & energji pozitive

2020-01-18 0

Përmes një atmosfere fantastike plot muzikë dhe ngjyra, qindra të rinj të kryeqytetit u mblodhen ne prezantimin e logos fituese te Tiranës për 100-vjetorin e saj si kryeqytet.


Bashkë me ekipin e studios ?Karrota?, logo e së cilës u përzgjodh fituese për 100-vjetorin shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkurti do të shënojë nisjen e aktiviteteve festive për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme.

?Sot është koha për të qenë bashkë dhe për ta përdorur këtë logo si një identitet, si një targë, si një simbol i Tiranës në 100-vjetorin e saj. Mezi pres t?ia fillojmë me aktivitetet, duke filluar nga muaji Shkurt me një itinerar që do të nisi në Lushnje, atje ku qyteti i Tiranës është shpallur kryeqytet. Do të duhet të kuptojmë që Tirana sot është kryeqyteti më i ri në Evropë. Tirana vetëm nga vitet ?90 është katërfishuar. Duhet të flasim dhe për pjesën tjetër të popullsisë. Tirana sot ka në total 130 kombësi të huaja që gjithashtu thonë janë ?tironsa?. Për të gjithë Tirana është shtëpia e tyre ndaj dhe ky 100 vjetor është edhe 100 vjetori i tyre?, tha ai.

Veliaj nënvizoi se ky vit është edhe një moment për të reflektuar për atë që do të jetë Tirana në 100 vitet e ardhshme. ?Ky është një moment fantastik jo vetëm për të reflektuar, por edhe për të ëndërruar, çfarë Tirane do të projektojmë në 100 vitet e tjera, çfarë teatri do të kemi në 100 vitet e tjera, çfarë rruge do të kemi në 100 vitet e tjera, në cilat bulevarde do të ecim në 100 vitet e tjera, çfarë do të bëjmë për fëmijët në 100 vitet e tjera?, u shpreh Kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri thirrje për më pak sherre dhe debate dhe më shumë bashkëpunim mes njerëzve, për të krijuar një qytet më miqësor me fëmijët. ?Nëse këto 100 vite jemi marrë me sherret e të rriturve, a mos ja vlen që siç kemi bërë 4-5 vitet e fundit, në 100 vitet e fundit t?i dedikojmë më shumë kohë për fëmijët, më shumë financa për fëmijët, më shumë plane për fëmijët, më shumë kopshte, shkolla, kënde lodrash, ambiente sportive për të treguar që Tirana s?mund të jetë vetëm politikë. Patjetër është epiqendra e partive, e parlamentit, e qeverisë. Patjetër ky është dhe vendi ku festohet dhe ku protestohet. Por a ka jeta më shumë se kaq? Unë them se po. Jeta ka më shumë se kaq. Ndaj dhe shpresoj që kjo logo apo dhe muzika që kemi zgjedhur dhe që do na shoqërojë në gjithë aktivitet që thotë e kam zemrën plot dashuri, do të jetë një kujtesë konstante që ky është një qytet i dashurisë, ky është qytet i optimizmit, një qytet i solidaritetit, një qytet i punës, një qytet me zemër të modhe siç thonë tironsit. Një qytet që i ka hapur derën për të gjithë?, tha më tej Veliaj.

Ai nënvizoi se Tirana e 1 milionë banorëve është edhe Tirana e 1 milionë mundësive. ?Tirana këtë vit me një milion banorë, ka gjithashtu një milion mundësi dhe do të doja që të mendonit për listën e aktiviteteve që do të brandojmë me këtë logo. Do të kemi mundësi që të fokusohemi për shumë çështje. Ka një mij...