Xhaxhai i të plagosurit në Vlorë rrëfen ngjarjen: Pashë autorin, qëlloi nga makina me breshëri

2020-01-18 0

Xhaxhai i njërit prej të plagosurve në Vlorë rrëfen se pa autorin që qëlloi me breshëri kallashnikovi nga makina drejt lokalit. Xhaxhai i 28-vjeçarit Roland Çepa, thotë se 50-vjeçari, pra personi i dytë që mbeti i plagosur kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

"Ishim atje duke pirë kafe, dëgjova brrrr (breshëria), mendova se ishin fishekzjarrë, më pas dëgjova ulërima. Ishte breshëri. Qëlloi nga brenda makinës pa ndaluar. Sa e ndaloi një çikë, e pashë atje, ia dha më pas babapat (breshëri). Rolandin e kam djalë vëllai, është 28 vjeç. Nikua (personi tjetër) tre ditë kishte që kishte dalë nga burgu" tha ai.

Free Traffic Exchange