Ligji per prokurorine, partite serish ne negociata

2020-01-18 0

Pas katër muajsh, grupet e punës së pozitës e opozitës në Maqedoninë e Veriut, javën që vjen, sërish do të ulen në tavolinë për t?i përafruar qëndrimet rreth Ligjit për Prokurorinë Publike. Përpjekjet për intensifikimin e bisedimeve vijnë pas mesazheve të Komisionerit të BE-së Oliver Varhelyi, i cili u bëri thirrje partive politike që përbërja aktuale e Kuvendit ta miratojë këtë ligj.

?Është e saktë se kemi biseduar me Komisionerin e BE-së rreth miratimit të këtij ligji dhe ai tha se miratimi i tij, nuk është kusht që Maqedonia e Veriut të marrë datën e negociatave, por do të ishte një rekomandim para Këshillit Evropian se kemi një progres serioz?, tha Spasovski.

VMRO-DPMNE-ja ka konfirmuar se u është dorëzuar një propozim ligj i ri, i cili, siç thonë është duke u shqyrtuar nga ekipi i ekspertëve partiak. Sipas tyre edhe në tekstin e ri të propozim ligjit ka dispozita me të cilët nuk pajtohen.

?Aq sa munda ta shoh këtë propozim ligj, sërish po lihet një tentativë ligjore që ekipi i PSP-së, pas të cilës mbetën shumë kontraverza, të inkorporohet në ekipin e Prokurores për Korrupsion dhe Krim të Organizuar Vilma Ruskovska, ku shihet qartë se tani paraqitet si zëvendësim i Katica Janevës?, tha MILOSHOSKI, deputet e VMRO-së.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka bërë të ditur se Ligjin për Prokurorinë Publike do ta vendosë në seancë plenare, vetëm nëse partitë politike paraprakisht arrijnë marrëveshje.

Tv Klan

Free Traffic Exchange