DIBER- Shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Dibër, Robert Aga është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme, pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua për trafik droge. Robert Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës, që janë edhe pjesë hetimeve të dosjes 184. Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e Bild teksa fliste me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili e falenderon për angazhimin, ndërsa Aga shprehet se nuk ka nevojë për falenderim pasi është ushtari i tij.
Pajtim Aga ishte pjesë e grupit me 7 të arrestuar që u godit mbrëmjen e djshme të cilët merrnin lëndë narkotike të llojit ?Cannabis sativa në formë çokollate? në Greqi dhe e sillnin në Shqipëri përmes pikë kufitare të Konispolit, nëpërmjet dy personave që jetonin në Gjirokastër.