TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë akuza të forta ndaj gjyqtarit që pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për "lobimin rus", Lazër Sallaku, i njëjti gjyqtar që sot vendosi lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes ?Toyota Yaris?. Teksa publikon edhe dokumentin e DASH që tregon firmën e Lulzim Bashës në dokumentin për transferimin e 650.000 dollarëve në emër të Partisë Demokratike. Balla e cilëson Sallakun si anëtar të organizatës KÇK, grupi i shenjestruar nga kryeministri Edi Rama si gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët kanë vënë pasuri duke i shërbyer krimit të organizuar.Ky gjyqtar, vijon Balla, guxoi t?i bëjë shqiptarët dhe organet e drejtësisë në vendet partnere qorra. Balla i kutjon Bashës edhe dosjen ÇEZ, duke ironizuar se të gjitha dosjet e tij dhe të babait të tij politik Sali Berisha i paska një gjyqtar i vetëm.