Me rastin e 100 vjetorit të mbajtjes të Kongresit të Lushnjes, në qytet tre të rinj kanë bërë një pikturë murale gjigante.
Dy djem nga Kosova dhe një vajzë nga Tirana kanë bashkuar idetë e tyre, për të realizuar këtë vepër artistike.
Piktura murale është vendosur në krye të rrugës që të çon në Shtëpinë e Kongresit. Për djemtë nga Kosova kjo ngjall tek ata krenarinë kombëtare, gjatë këtij krijimi theksojnë ata kemi mësuar edhe fakte të tjera mbi historinë. Genti Beqiri thotë se është kënaqësi të kontribuosh për këtë ditë të shënuar për qytetin e Lushnjes dhe jo vetëm.
Ledia Kostandini thotë se ne këtë pikturë është konceptuar që me anë të saj të permblidhet gjithçka ndodhi ne këtë kongres duke shkruar vargjet e para të himnin te ketij kongresi.
Kongresi i Lushnjes u mbajt me 21 janar 1920 dhe mori vendime të rëndësishme per kombin. Ai themeloi shtetin e parë shqiptar dhe vendosi Tiranën kryeqytet të Shqipërisë. Këtë vit shënohen 100 vite nga ngjarja historike dhe në Lushnje po përgatiten shumë aktivitete.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lushnje#Kongresi#TopChannel