Kërkohen 2 shqiptarë për vdekjen e ish-snajperit kurd që vriste rebelët e ISIS!

2020-01-18 5

Emrat e shqiptarëve që policia britanike në verilindje të Anglisë kërkon të hetoje jane Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj 28.


Sipas BBC, policia i kërkon ata në lidhje me vdekjen e Hemëand Ali Hussain, 30-vjeçarit që ka shërbyer si snjaperist me ushtrine kurde, në luftën kundër Shtetit Islamik.

Kryeinspektorja dedektive Sarah Robinson i bën apel, përmes medias britanike, opionionit që të ndihmojë me informacione për lokalizimin e këtyre dy personave në kërkim, me paralajmerimin per të mos iu afruar atyre.

Ndërkohë katër persona të tjerë janë paditur për vdekjen e snajperistit kurd, tre prej të cilëve shqiptarë, nga emrat, të cilët i kanë mohuar akuzat për vrasje. Nderkohe qe Policia e Clevelandit ka publikura edhe fotografitë e dy personave të tjerë për identifikimin e tyre. Viktima, babai i dy fëmijëve, ka shërbyer me forcat ushtarake Peshemerga të koalicionit anti-ISIS në Irakun e e Veriut dhe njihej si një snajperist i zoti.

Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve për vdekjen e ish-snajperistit kurd, pritet të fillojë me 25 shkurt, dhe ende nuk dihen motivet e kësaj vdekjeje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AliHussain#Kurds#TopChannel

Free Traffic Exchange