Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Këta janë të gjithë ata fëmijë që presin të birësohen. Prej vitesh ata banojnë në shtëpinë e fëmijës. Shumë nga këta fëmijë të mbetur jetim nga prindërit nuk mund të birësohen pasi nuk janë të deklaruar të braktisur. Nëse këta fëmijë do të quheshin të tillë ata ndoshta do të kishin gjetur një vatër familjare.
Vëtëm vitin e kaluar komiteti i birësimeve arriti të birësoj 73 fëmijë brenda kufijëve shqiptar dhe 60 fëmijë jahtë shtetit, ku 32 prej tyre kanë qenë me probleme. Vetëm për një vit duhet me ligj që fëmija të deklarohet i braktisur e më pas atij mund ti gjendet një familje fare e lehtë.
Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës:- ?Ka prindër që duan ti marrin fëmijët e tyre dhe i lënë përkohësisht. Ka prindër që janë të divorcuar dhe destinojnë fëmijët të qëndrojnë në institucion. Ka nëna që janë zhdukur nga shqipëria marrin vetëm një herë në telefon dhe e quajn veten nëna. Pra detyra jonë është të bisedojmë me prindërit për ti kthyer këta fëmijë në familjet e origjinës në rast të kundërt nuk kemi pse të krijojmë kondigjentë fëmijësh handikap që qëndrojnë në institucione pa të ardhme?.
Aktualisht në komitetin e birësimit 63 prej këtyre fëmijëve presin që të birësohën, 13 do ti kenë familje të huaja larg shqipërisë, ndërsa shumë të tjerëve do tu duhet vetëm ligjërimi i braktisur për të jetuar në një familje të vërtetë./tvklan.al