Femija 2 vjeç humb jeten nga zjarri

2020-01-17 2

Një fëmijë 2 vjeç humbi jetën nga flakët e zjarrit që përfshiu një magazine. Ngjarja ndodhi në familjen Çoku, në fshatin Sanxhak të Kurbinit e cila jeton në kushte të vështira ekonomie.

Sipas policisë zjarri ka rënë në magazinën e familjes me 7 anëtarë, të cilën e përdornin për grumbullimin e kanoçeve.

Shkak i zjarrit dyshohet se është ndezja e një shkrepse me të cilën po luanin fëmijët në magazinën pranë shtëpisë së tyre.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e flakëve deri tek shtëpia e familjes së të miturit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tv Klan