Qendra kulturore në Maliq pre 3 vitesh në harresë/ Tomorri: Asnjë investim për ringritjen e saj

2020-01-17 1

Kanë kaluar 3 vite tashmë nga djegia e qëndres kulturore "Dhimiter Orgocka"në bashkinë e Maliqit. Në daten 14 dhjetor të vitit 2016 kjo qendër kulturore aksidentalisht u përfshi nga flakët,duke u shkrumbuar plotësisht e prej asaj kohe ende sot vijon të qëndroje e rrënuar duke humbur krejtesisht funksionin e saj.

Ndërtesa e cila prej vitit 1953 ka plotësuar jetën kulturore dhe artistike të kësaj bashkie, sot të ofron një pamje të trishtë e cila nuk i ka lidhje më me godinën identifikuese të kulturës dhe artit. Drejtori i Kulturës Arsimit dhe Sporteve në bashkinë e Maliqit Festim Tomori tregon se prej 3 vitesh nuk është kryer asnjë investim për ringritjen e kësaj qendre dhe se është tepër e vështirë të punosh në ambiente të tjera alternative të cilat nuk plotësojnë kushtet artistike.

Free Traffic Exchange