Report TV -Propozimet për sigurinë në rrugë! Lleshaj: 80 mijë lekë për celularin në timon

2020-01-17 0

TIRANE - Aksidentet rrugore vrasin 5 herë më shumë se krimi. Ishte ky alarmi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në tryezën e diskutimeve për disa ndryshime në Kodin Rrugor, pjesë e së cilës ishin edhe ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, drejtori i Policisë Së shtetit, Ardi Veliu dhe krybashkiakë e ekspertë rrugorë.

Ministri Lleshaj renditi disa nga propozimet që sipas tij synojnë rritjen e sigurisë në rrugë. Ndër to, gjoba për përdorimin e celularit në timon, parashikohet të arrijë nga 25 mijë lekë të rinj deri në 80 mijë lekë të rinj, ndërkohë që do të rriten masat administrative edhe për parkimet e gabuara.