Report TV -Fqinjët tregojnë si ra zjarri në kasollen e pulave: Familja e 2-vjeçarit që vdiq

2020-01-17 0

Banorët e zonës që jetojnë pranë kasolles së pulave që u përfshi nga flakët në Kurbin kanë treguar edhe shkakun e rënies së zjarrit.

Unë jam komshiu dhe e kam njeri timin të zotin e shtëpisë. Kam ardhur më vonë dhe kam parë zjarrfikësen dhe pasi është fikur zjarri është gjetur kufoma i asfikusar dhe i djegur. Zjarri ka rënë nga tubat e sobës me dru. Fëmija ishte i vetëm. Nëna bashkë me vajzën e vogël ishin brenda. Jetojnë në kushte të vështira. Janë i vetë i nënti, punon vetëm i zoti i shtëpisë", tregon i afërmi.

"Unë jam komshiu. Ai është pa punë, me shtëpi me qira. Mbledhnin hekura, kanaçe. Në magazinë kishin pula dhe lepura", shprehet fqinji