Report TV -2-vjeçari në Kurbin humbi jetën pas djegies së kasolles ku ruanin kanaçet

2020-01-17 0

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 2-vjeçarit në Kurbin. Mësohet se flakët që kanë sjellë vdekjen e tij kanë rënë në një barake pranë banesës ku jetonte familja e tij 7-anëtarëshe. Ata përdornin kasollen për të ruajtur kanaçet që mblidhnin pasi ishin mjaft të varfër, si dhe sobën e druve. Në momentin e rënies së flakëve fëmijët e tjerë kanë arritur të dalin me shpejtësi, ndërkohë që fëmija 2-vjeçar nuk ka mundur të shpëtojë si pasojë e djegies dhe asfiksisë.

Free Traffic Exchange