#rtvora #oranews
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha që mori vendimin për lirimin e Endrit Dokles ka shqyrtuar më përpara dhe 5 kërkesa të këtij të dënuari.
Redaktori i Ora News, Trashgim Sokolaj ne studion e televizionit Ora shpjegon te 5 vendimet që gjyqtarja Hoxha kishte marrë pro Endrit Dokles
"Ka shqyrtuar një rast të kërkesës së uljes së dënimit të Endrit Dokles me 2 vjet burg përfituar nga aministia e vitit 2014. Llogaritja e kësaj zbritjeje është bërë në shkelje të ligjit sepse intepretimi që bën gjykata nuk merr parasysh zbritjet që i pandehuri ka përfituar gjatë viteve për efekt të amnistisë.
E njëjta gjyqtare ka shqyrtuar një kërkesë për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut për kryerjen e dënimit. Në vendimin e gjykatës së Lartë që dënoi Endrit Doklen ishte caktuar që ai do të kryente dënimin në burg të sigurisë së lartë, por gjyqtarja me vendim i ka ndryshuar llojin dhe e ka kaluar në burg të sigurisë së zakonshme. Gjyqtarja Hoxha ka shqyrtuar gjithashtu edhe dy raste të uljes së dënimit të këtij personi. Madje dhe një kërkesë të Endrit Dokles për përjashtimin e gjyqtares Engjëllushe Tahiri e cila nuk kishte pranuar kërkesën e Dokles. Kjo është dhe një nga faktet që prokuroria në dosjen e apelit e ka ankimuar."
Tri ditë pas lirimit të Endrit Dokles, Ministrja e Drejtësisë ka reaguar ashpër ndaj vendimit duke i kërkuar KLGJ-së shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gjonaj tha se edhe zyra e shërbimit të provës në Krujë ka shkelur ligjin duke rekomanduar lirimin me kusht të personit të dënuar përjetë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gjyqtarja-hoxha-kishte-firmosur-5-vendime-te-tjera-pro-endrit-dokles-para-lirimit-perfundimtar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp