KURBIN- Zjarri në një banesë në Sanxhak të Kurbinit i ka marrë jetën një fëmije 2-vjeçar. Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 të pasdites së sotme në banesën e H.Ç., ndërsa pas mbërritjes së policisë në ambientet e brendshme të saj është gjetur trupi i pajetë i 2-vjeçarit.
Policia njofton se nga verifikimet e para ka rezultuar se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.