#rtvora #oranews
Tri ditë pas lirimit të Endrit Dokles, Ministrja e Drejtësisë ka reaguar ashpër ndaj vendimit duke i kërkuar KLGJ-së shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gjonaj tha se edhe zyra e shërbimit të provës në Krujë ka shkelur ligjin duke rekomanduar lirimin me kusht të personit të dënuar përjetë. Ministrja shprehu shqetësim edhe për lirimin radhazi të disa personazheve të inkriminuar gjatë fazës kalimtare të reformës në drejtësi.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka kërkuar KLGj-së shkarkimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha duke e cilësuar vendimin e saj për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, si të paligjshëm.
"Jam drejtuar Keshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit"
Ministrja tha se kishte përcjellë informacione gjatë fazës së dyshimit ku paralajmëronte lirimin e të dënuarit me burg përjetë.
?Veprim skandaloz lirimi në shkelje të ligjit i të dënuarve me burgim të përjetshëm fenomen I ndodhur shpesh kohët e fundit është këmbanë alarmi. Ndihem e keqardhur edhe pse shqetësimin e kam adresuar që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në indicia apo dyshim mbi paanësinë e këtij gjykimi duke kërkuar verifikimin e këtij procesi.
Në një reagim të sotëm për lirimin me kusht të të dënuarit përjetë, ministrja tha se ka paditur edhe drejtuesin e zyrës së shërbimit të provës në Krujë, pasi ka shkelur ligjin
"Jane marre masa duke pezulluar Drejtorin e Shërbimit të Provës Krujë dhe po dje është depozituar kallzim penal ndaj tij në prokurorinë e Krujës"
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lirimi-i-endrit-dokles-gjonaj-e-paralajmeruam-se-kishim-indicie-con-ndjekje-penale-nje-drejtor
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp