Report TV -Integrimi/ Soreca: Në shkurt Sassoli vjen në Tiranë! Ruçi: Mos na cilësoni 'delja e zezë'

2020-01-17 0

TIRANË - Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin ton, Luigi Soreca, dha lajmin se më 4 shkurt do të vijë në Tiranë Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se është koha që Shqipëria të jetë në Bashkimin Evropian, dhe të mos konsiderohet delja e zezë.

"Bashkëpunimi në afron më shumë me BE. Nuk ka pse të konsiderohet si 'delja e zezë', por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por duhet që Be ta lexojë qartë këtë risk. Sado i padrejtë ky vendim ne nuk jemi dekurajuar por kemi shtuar përgjegjësinë në të gjithë rajonin. Ne jemi të qartë se kemi detyra për të bërë dhe objektiva. BE-së do t'i bashkohemi më shpejtë nëse kemi bashkëpunim rajonal miqësor. Sa më shumë të forcojmë kohezionin rajonal aq më shumë kemi forcim të koherencës me BE." tha Ruçi.