TIRANE- Deklaratat e bëra nga përfaqësues të opozitës brenda dhe jashtë parlamentit se ndryshimi i sistemit do të shpëtonte vendit, për konstitucionalistët janë thjesht alibi. Ish-kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ndonëse e quan një moment pozitiv uljen në tryezë të të gjitha palëve, mendon se palët politike nuk e duan ndryshimin e sistemit, pasi ky sistem aktual kënaq interesat e tyre.
?Nuk e dimë akoma nëse sistemi elektoral, sistemi zgjedhor do të ndryshojë. Duket sikur partitë kryesore PS-PD nuk e kanë në axhendën e tyre, të paktën për momentin ndryshimin e sistemit zgjedhor, edhe për faktin se duket qartë që të dyja këto parti, ky sistem zgjedhor u kënaq interesat e tyre politike?, tha Celibashi.