Ora News - PD denoncon: OSHEE humbi 64 milionë euro

2020-01-17 1

#rtvora #oranews
Plot 64 mln euro ka humbur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vitin që shkoi. Denoncimi vjen nga Partia Demokratike e cila përmes sekretarit të Burimeve Njerëzore akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka pasuruar miqtë dhe klientët e tij përmes tenderave të kësaj kompanie.

Ervin Minarolli: "Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së. Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur."

Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al."



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-denoncon-oshee-humbi-64-milione-euro

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp