http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Drejtësise Etilda Gjonaj e konsideroj skandal, lirimin nga burgu të Endrit Dokles.Nëpërmjet një dalje për mediat, Gjonaj shenjestroi gjyqtarën Enkelejda Hoxha e cila nxorri nga burgu 5 vite para përfundimit të afatit, anëtarin e Bandës së Durrësit.Ministrja shtoi se ka kërkuar nga KLGJ, pezullimin nga detyra të kësaj gjyqtareve, e njejta që ka liruar edhe personazhe të tjera te botës së krimit si Ergys Kolaveri apo Genc Tafili.Gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me kriteret e lirimit me kusht dhe Kodit Penal. Edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca në sistemin e drejtësisë, ndjejmë detyrimin për t?i adresuar aktorëve të tjerë për të vepruar në interes të qytetarëve. Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. I kam kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të gjyqtares për parandalimin e veprimeve të tilla. I jam drejtuar KPK dhe OMN për ndjekjen e rastit?Jo vetëm kaq por, ministrja deklaroi se gjyqtarja e Krujës duhet edhe të hetohet penalisht. Gjonaj gjithashtu urgjencën per reformimin e sistemit gjyqësorLirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një kambanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimin e kam shprehur institucionalisht, duke kërkuar verifikim të menjëhershëm. Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. Per kete gje I jam drejtuar Inspektoratit të Këshillit duke ndeshur në heshtje dhe papërgjegjshmëri.