Wake Up/ 1000 kredi të buta në Tiranë, nisin aplikimet. Ja kush përfiton.

2020-01-17 36

Kërkesat e qytetarëve për strehim janë përherë e më shumë në rritje, sidomos në Tiranë. Por të blesh një shtëpi në kryeqytet nuk është aq e lehtë, sidomos për ata që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme ose që nuk janë në marrëdhënie pune. Kjo kategori e ka të pamundur t'i drejtohet edhe sistemit bankar për të marrë një kredi, të cilat shpesh vendosin interesa në bazë të politikave që kanë. Ndaj për këtë arsye, vëmendja kthehet nga organet e pushtetit vendor të cilat kanë politika të veçanta subvencionuese për tu siguruar strehim kategorive që kanë nevojë për strehim. Një nga politikat që ndjek Bashkia e Tiranës prej disa vitesh, është dhe mundësia e ofrimit të kredive të buta, interesi i të cilave subvencionohet nga bashkia. Këtë vit pritet të jepen rreth 1000 kredi të tilla. Por kush duhet të aplikojë, dhe cilat janë kriteret. Detajet sot në "Wake Up" se kush përfiton dhe sa na informoi drejtoresha e përgjithshme e shërbimeve sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Subashi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel