Këtë të hënë u inaugurua reparti i ri, i cili do t?i shërbejë forcave policore elitë RENEA. Ky në fakt ka qenë një ndër problemet kryesore të Repartit të Neutralizimit të Elementit të Armatosur që mesa duket me ambientet e reja do të marrë fund.
Tek kati i parë i ?shtëpisë? së re të RENEA-ve përfshihen klasat dhe dhomat e pajisjeve speciale, ndërsa në kat të dytë fjetoret për efektivët elitë. Përveç praktikës efektivët marrin gjatë gjithë kohës edhe mësime teorike. Ambientet e reja do të jenë të pajisur edhe me palestra apo dhe pishina.
Pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit, që përkon edhe me 107 vjetorin e Policisë së Shtetit, pati edhe demonstrimin e veprimeve në një situatë të efektivëve RENEA.