Ulja e temperaturave në minus 5 gradë është shoqëruar me reshje bore gjatë natës në qytetin e Bulqizës.
Si pasojë e reshjeve është vështirësuar qarkullimi për shkak të ngricave në disa rrugë rurale të njësive administrative Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë Bulqizë, ku ka bërë që mjetet të përdorin zinxhirë prej ngricave. Vështirësi për shkak të ngricave ka aksi Ura Çerencit-Sterbleve, aksi Qafë e Buallit-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D.
Pavarësisht reshjeve, ende nuk raportohet për ndonjë aks rural të bllokuar. Trashësia e borës në qytet ka arritur 3 cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat e thella.
Reshje borë raportohen gjithashtu edhe në rrethin e Matit, ku ka patur problem në disa rrugë rurale, sidomos në zonat e Maçukullit dhe Burgajetit.
Aktualisht rrugët nacionale Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë ngrica në disa segmente, ku dhe po punohet për hedhjen e kripës nuk kanë problem.
Ndërkohë policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë në akset ku ka probleme.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bulqize#SnowDay#TopChannel