Policia në Iran ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues në sheshin Azadi në Teheran, të dielën mbrëma, ndërsa zemërimi i publikut rritet pas rrëzimit aksidental të avionit ukrainas të pasagjerëve nga ana e Iranit, ku humbën jetën 176 persona në bord.
Protestat që filluan si ceremoni për të nderuar viktimat, shpejt u kthyen në demonstrata anti qeveritare që kërkonin që lideri suprem Ajatollahu Ali Khamenei të dorëhiqej dhe që përgjegjësit për rrëzimin e avionit të nxirreshin para drejtësisë.
?Vdekje diktatorit? thërrisnin disa në kryeqytetin Teheran në pamje të postuara në mediat sociale. Në një video tjetër, demonstruesit thërrisnin, Khameni, të të vijë turp. Largohu nga vendi.
Khamenei është në detyrë prej tre dekadash dhe nuk ka një limit për mandatin e tij. Videot që qarkullonin në mediat sociale ndërkohë tregonin demonstruesit në Teheran që i largoheshin gazit lotsjellës ndërsa autoritetet thuhet se kanë arrestuar shumë prej tyre. Avioni ukrainas kishte pasagjerë nga disa vende të botës, por në Iran, shumëkush e sheh incidentin si një tragjedi të brendshme. Shumë njerëz janë të zemëruar që qeveria ka vrarë aq shumë njerëz të saj, pasi pjesa më e madhe në bord ishin shtetas iranianë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#PlaneCrash#TopChannel