TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inauguar spitalin e ri ultramodern të kirurgjisë, i cili është ringritur pas 90 vitesh në godinën e vjetër në Qendrë Spitalore Universitare në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në ambientet e reja të spitalit, Rama ironizoi akuzat e opozitës lidhur me investimet e bizneseve private, të quajtura ndryshe PPP (Partneriteti Publik Privat).
Rama theksoi se nuk do të shkurtohet asnjë investim për shkak të emergjencës së tërmetit. Më herët, më anë të postimi në profilin e tij zyrtar, kreu i qeverisë e cilësoi spitalin e ri një tempull të shëndetësisë shqiptare. Rama vuri në dukje edhe përbërjen e ambienteve të tij, me 7 salla moderne operacioni, aparatura të teknoligjisë së fundit si dhe njësi terapie bashkkohore, të cilat siç ai tha çojnë në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri.