Ora News - Balla: Kthimi i Antishpifjes nga Meta me urdhër të Bashës, dekreti do të rrëzohet

2020-01-17 0

#rtvora #oranews

Mazhoranca akuzon Presidentin Ilir Meta se ka marrë urdhër nga Lulzim Basha për të rrëzuar paketën antishpifje dhe për këtë arsye PS nuk do t?i marrë parasysh vërejtjet e Kreut të Shtetit, por do ta rrëzojë dekretin në Parlament. Nga ana tjetër socialistët i kërkojnë drejtësisë që çështja e Bashës për lobimin rus të hetohet nga SPAK.

Mazhoranca e cilëson si një lëvizje politike rikthimin në Kuvend të paketës antishpifje nga ana e Presidentit.

Për këtë arsye socialistët janë të vendosur të mos i marrin parasysh argumentat e Kreut të Shtetit dhe ta rrëzojnë atë në Kuvend.

Kjo pasi Partia Socialiste është e bindur se ligji për mediat elektronike do të luftojë fake neWs-in.

Balla: Unë e kam bërë komentin për këtë çështje që në seancë plenare, kur ky hap i rëndësishëm që Shqipëria hodhi për të luftuar dizinformimin si një kërcënim për cilësinë e demokracisë, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botën demokratike, se Presidenti Ilir Meta, pas urdhrit të Lulzim Bashës, do të kthente përmes një dekreti dy ligjet komponentë të kësaj Pakete të parë të betejës mbi shpifjen.

Siç edhe e kemi thënë, legjislacioni shqiptar duhet përmirësuar sa më shumë, për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes. Dua të ri-theksoj se përmirësimet ligjore në të dyja ligjet e Paketës Anti-shpifje janë certifikuar tërësisht nga partneri ynë i rëndësishëm, siç është OSBE, edhe në kuadër të faktit historik që Shqipëria ka nderin dhe përgjegjësinë e madhe të drejtojë këtë organizatë që mban në vetvete më shumë se 1 miliard qytetarë dhe më shumë se 57 vende.

Sipas procedurës parlamentare, ditën e hënë më datë 20 janar, ardhja e dekreteve i njoftohet seancës plenare dhe më pas, menjëherë sipas procedurës, Komisioni përgjegjës do ti shqyrtojë dhe në seancën më të parë pasuese, dekretet e z.Ilir Meta do të rrëzohen.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balla-kthimi-i-antishpifjes-nga-meta-me-urdher-te-bashes-dekreti-do-te-rrezohet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp